• петок, 20 февруари 2026

Takim në Qeveri për Agjendën reformuese: Fokusi në hapat konkret për avancimin e efikasitetit institucional dhe sundimin e së drejtës

Takim në Qeveri për Agjendën reformuese: Fokusi në hapat konkret për avancimin e efikasitetit institucional dhe sundimin e së drejtës

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Në Qeveri sonte u mbajt takim për Agjendën reformuese, informoi kryeministri Hristian Mickoski.

"Sonte mbajtëm takim kushtuar agjendës reformuese, me fokus në hapa konkret për avancimin e efikasitetit institucional, sundimin e së drejtës dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve", kumtoi Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk.

Ai theksoi se reformat nuk janë deklaratë, por obligim, proces që kërkon përgjegjësi, bashkëpunim dhe vizion të qartë për të ardhmen.

"Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në zgjidhje reale dhe të qëndrueshme", shtoi kryeministri në Fejsbuk. ab/

Fotо: Fejsbuk Hristian Mickoski

Остани поврзан