Takim Mickoski-Vajc: Theksi u vendos në nevojën e vazhdimit të reformave në drejtim të standardeve evropiane
- Kryeministri Hristian Mickoski sot në Qeveri realizoi takim me raportuesin e vendit në Parlamentin evropian, Tomas Vajc, ku theksi u vendos në nevojën për vazhdim të reformave në drejtim të standardeve evropiane.
Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në Qeveri realizoi takim me raportuesin e vendit në Parlamentin evropian, Tomas Vajc, ku theksi u vendos në nevojën për vazhdim të reformave në drejtim të standardeve evropiane.
"Sot realizuam takim me raportuesin e Parlamentit evropian për Maqedoninë, Tomas Vajc. Në takim këmbyem mendime për proceset aktuale politike dhe reformuese, agjendën evropiane të shtetit, si dhe për sfodat dhe mundësitë në procesin e eurointegrimit", kumtoi kryeministri Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk.

Theks i veçantë, siç informoi Mickoski, u vendos në sundimin e së drejtës, stabilitetin institucional dhe nevojën për vazhdim të reformave në drejtim të standardeve evropiane. ab/
Foto: Hristian Mickoski Fejsbuk