Mickoski: Në listën e Qeverisë për prokuror shtetëror janë tre kandidatë, Lençe Ristoska nuk është mes tyre
- Në një intervistë për Kanal 5, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se nga katër kandidatët për prokuror publik shtetëror për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv, tre emra janë në listën qeveritare, dhe ish prokurorja e PSP-së Lençe Ristoska nuk është midis tyre.
Shkup, 19 shkurt 2026, (MIA) - Në një intervistë për Kanal 5, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se nga katër kandidatët për prokuror publik shtetëror për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv, tre emra janë në listën qeveritare, dhe ish prokurorja e PSP-së Lençe Ristoska nuk është midis tyre.
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot dha një mendim pozitiv për katër nga pesë kandidatët për prokuror publik shtetëror. Mendim pozitiv morën u.d. prokurorja publike shtetërore e tanishme Anita Topolova Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjyqtari i Gjykatës Penale, Nenad Savevski, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkupit Lidija Raiçeviq. Për kandidaturën e Vladimir Pançevskit në mënyrë unanime vendosi se ai nuk i plotëson kushtet e parashikuara me ligjin për stazhin e punës. sa/