Takim koordinues në QMK për parandalimin e zjarreve pyjore në ambiente të hapura
- Paralajmërimi i hershëm dhe parandalimi i zjarreve në ambiente të hapura dhe pyje ishin në fokus të takimit të sotëm koordinues të subjekteve të sistemit të menaxhimit me kriza, i cili u mbajt në Qendrën për Menaxhim me Kriza.
Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Paralajmërimi i hershëm dhe parandalimi i zjarreve në ambiente të hapura dhe pyje ishin në fokus të takimit të sotëm koordinues të subjekteve të sistemit të menaxhimit me kriza, i cili u mbajt në Qendrën për Menaxhim me Kriza.
Siç bëjnë të ditur nga QMK, në takim, Drejtori i QMK-së, Muhamet Ali, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve kompetente, bioseduan për situatën aktuale, masat parandaluese të ndërmarra dhe aktivitetet që lidhen me përballimin e rreziqeve nga zjarret në ambiente të hapura dhe pyje.
"Në fokus të diskutimit ishin në kapacitetet njerëzore dhe teknike të disponueshme, si dhe nevoja për një reagim të shpejtë, në kohë dhe të koordinuar në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar", thuhet në komunikatën e QMK-së.
Qëllimi i takimit, siç shtojnë, ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional, përmirësimi i komunikimit dhe përcaktimi i saktë i prioriteteve për parandalim dhe reagim efikas ndaj zjarreve në përmasa të gjera.
Foto: QMK