Takim i Stoiljkoviqit me u.d. kryetarin e OEMVP-së, Aliu
- Zëvendës kryeministri për marrëdhënie mes bashkësive, Ivan Stoiljkoviq sot u takua me u.d. kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, (OEMVP), Nuhi Aliu.
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Zëvendës kryeministri për marrëdhënie mes bashkësive, Ivan Stoiljkoviq sot u takua me u.d. kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, (OEMVP), Nuhi Aliu.
Në takimin, siç informoi Kabineti i Stoiljkoviqit, u prezantua puna e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, aktivitetet e saj vijuese dhe planet e ardhshme, me ç'rast janë këmbyer mendime në drejtim të avancimit të zhvillimit ekonomik, përmirësimin e klimës afariste dhe nxitjen e zhvillimit rajonal.

"Në kuadër të bisedave janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm eventual në sfera me interes të ndërsjellë, me qëllim të përkrahjes së ekonomisë, qasje në tregje të treta, bashkëpunimi rajonal dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshëm ekonomik. Takimi kaloi në atmosferë konstruktive dhe posaçërisht u theksua gatishmëria për bashkëpunim të mëtejshëm, duke e theksuar rëndësinë për dialog të hapur dhe komunikim të vazhdueshëm, si bazë për gjetjen e zgjidhjeve praktike dhe të balancuara", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: Kabineti i zëvendës kryeministrit për marrëdhënie mes bashkësive