• вторник, 23 јули 2024

Takim i Gashit me ambasadoren norvegjeze Melsom

Takim i Gashit me ambasadoren norvegjeze Melsom

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren jorezidente të Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom, ku theksoi se dy vendet kultivojnë partneritet të afërt, duke cekur se janë përforcuar përmes aleancës sonë në NATO.

Siç informon shërbimi i Kuvendit për shtyp, ai nënvizoi, gjithashtu, se në kohën kur kontinenti po përballet me sfida të mëdha, të dy vendet tona do të vazhdojnë t'i mbrojnë vlerat demokratike, tolerancën dhe sundimin e së drejtës, duke kontribuar aktivisht në stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në Evropë dhe në botë.

"Ambasadorja Melsom shprehu interesimin për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit në periudhën e ardhshme, si dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet me përbërjen aktuale të Kuvendit. Ambasadorja i theksoi hapat që po ndërmerr Republika e Maqedonisë së Veriut në drejtim të afrimit me Bashkimin Evropian, ndërsa Mbretëria e Norvegjisë do të vazhdojë me mbështetjen parimore të rrugës së integrimit evropian të vendit tonë", thuhet në kumtesë.

Lidhur me bashkëpunimin brenda Aleancës, ambasadorja iu referua misioneve në të cilat marrin pjesë së bashku të dy vendet dhe bashkëpunimit të suksesshëm në kuadër të programeve për avancimin e rolit dhe pozitës së NATO-s.

Bashkëbiseduesit e theksuan rolin e rëndësishëm të qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Norvegji dhe paraqesin urë të rëndësishme për lidhje dhe bashkëpunim midis të dy vendeve. Ata theksuan se është e nevojshme rritja dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik midis të dy vendeve, me fokus në tërheqjen e kompanive më të mëdha norvegjeze për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përmes saj edhe në rajon. ab/

Fotо: Kuvendi i RMV-së

 

 

Остани поврзан