Tajms of Izrael: Pas deklaratës së Trampit për "marrje" të Gazës qëndron dhëndri i tij Xhared Kushner
- Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndër i presidentit amerikan, Donald Tramp, Xhared Kushner, thuhet se qëndron prapa planit të "vjehrrit" të tij për atë që SHBA-ja ta "marrë" Rripin e Gazës dhe gjoja t'i zhvendosë palestinezët nga kjo enklavë.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndër i presidentit amerikan, Donald Tramp, Xhared Kushner, thuhet se qëndron prapa planit të "vjehrrit" të tij për atë që SHBA-ja ta "marrë" Rripin e Gazës dhe gjoja t'i zhvendosë palestinezët nga kjo enklavë.
Siç transmeton "Tajms of Izrael", Kushner gjoja ka marrë pjesë në përgatitjen e deklaratës së Trampit që e paraqiti në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
Netanjahu nuk ka kërkuar nga Trampi të prezantojë një plan të tillë, por Kushner, duket se, e ka bërë me dije idenë e tillë në fjalimin që e ka mbajtur vitin e kaluar në Harvard, shtoi portali izraelit.
"Prona në bregun e Gazës mund të jetë shumë e vlefshme nëse njerëzit fokusohen në ndërtim të mjeteve për jetë. Atje është situata pak fatkeqe, por mendoj se, nga perspektiva e Izraelit, do të bëja çmos për t'i zhvendosur njerëzit dhe ta pastroj. Por, mendoj se Izraeli nuk tha se është kundër që njerëzit të kthehen atje pas tërë asaj që ndodhi", tha atëherë Kushner.
Tramp gjatë konferencës me Netanjahun tha se SHBA-ja do ta "marrë" Rripin e Gazës dhe e përshkroi vizionin e vet për rajonin si "Rivierë e Lindjes së Afërt".
Ai e përsëriti propozimin e tij për zhvendosje të përhershme të palestinezëve, duke cekur se ata duhet të zhvendosen në vende të tjera arabe, si Jordani dhe Egjipt, dhe se Gaza për momentin është "vetëm rrënoja". ab/
foto: МIА arkivi