• сабота, 22 февруари 2025

Tërmet i fuqishëm u regjistrua në Tajvan

Tërmet i fuqishëm u regjistrua në Tajvan

Tajpei, 21 janar 2025 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej 6,4 ballë sipas shkallës së Rihterit mbrëmë u regjistrua në pjesën jugore të Tajvanit, me ç'rast më lehtë janë lënduar 27 persona dhe dëmtuar disa objekte.

Gjashtë prej të lënduarve, mes të cilëve edhe një foshnje, janë shpëtuar nga rrënojat e një shtëpie në qarkun Nanksi.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Dapu, qarku Çijaji, në thellësi prej 9,7 kilometrave. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан