Të paktën katër persona janë vrarë, ndërsa 20 janë plagosur gjatë një sulmi ajror rus ndaj rajonit Harkov
- – Katër persona janë vrarë, ndërsa të paktën 20 janë plagosur në sulmin ajror rus, me çka janë dëmtuar ndërtesa banesore dhe administrative në qytetin ukrainas Izum në rajonin verilindor Harkov.

Kiev, 4 shkurt 2025 (MIA) – Katër persona janë vrarë, ndërsa të paktën 20 janë plagosur në sulmin ajror rus, me çka janë dëmtuar ndërtesa banesore dhe administrative në qytetin ukrainas Izum në rajonin verilindor Harkov.
“Forcat ruse kryen sulm balistik me raketa ndaj zonës qendrore të qytetit”, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinebugov në Telegram.
Ai shtoi se të paktën një person është bllokuar nën rrënoja.
Sipas Sinebugov, është shkaktuar dëm në një ndërtesë pesëkatëshe, ndërsa disa ndërtesa administrative janë shkatërruar pjesërisht.
Rajoni Harkov, i cili kufizohet me Rusinë, shpesh është cak i sulmeve ajrore ruse. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s