• сабота, 22 февруари 2025

Të paktën dhjetë persona humbën jetën në reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjet në pjesën juglindore të SHBA-së

Të paktën dhjetë persona humbën jetën në reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjet në pjesën juglindore të SHBA-së

Uashington, 17 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën dhjetë persona humbën jetën gjatë fundjavës pasi disa pjesë të zonës juglindore të SHBA-së u përfshinë nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, duke përmbytur rrugë dhe shtëpi.

Kentaki, Xhorxhia, Alabama, Misisipi, Tenesi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore dhe Karolina e Veriut ishin nën paralajmërime të ndryshme për përmbytjet dhe stuhitë e dhëna nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar.

Guvernatori i Kentakit, Endi Beshir, tha se në Kentaki jetën e kanë humbur nëntë persona. Ai mbrëmë në brifing tha se numri i përgjithshëm mund të jetë më i madh. Rreth 1.000 njerëz dje u bllokuan nga ujërat e ardhur, shumica ishin shpëtuar ndërsa ishin të ulur në automobilat e tyre. Beshir paralajmëroi banorët "të largohen nga rrugët menjëherë nëse duan të mbesin të gjallë".

Në Xhorxhia u regjistrua rasti i dhjetë i vdekjes, pasi një burrë i shtrirë në shtrat u godit nga një dru i rrëzuar që ra mbi shtëpinë e tij.

Shumë prej tyre tetë shtetë pësuan dëme katastrofale nga uragani Helen në shtator.

Rreth 400.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë dje pasdite, sipas poweroutage.us.

Në Kentaki, ku ishte numri më i madh i viktimave dhe më së shumti prona të shkatërruara, mes të vdekurve ishin një nën dhe fëmija i saj shtatë vjeçar, si dhe një burrë 73 vjeçar.

Në disa pjesë të Kentakit kanë rënë deri 15 centimetra kub shi, njoftuan nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar, që shkaktoi lumenj të ardhur, rrugë të përmbytura dhe automjete të bllokuara në pellgje të thella. Qindra akse rrugore janë bllokuar. sa/

 

 

Остани поврзан