Të paktën 70 të vdekur në sulmin ndaj një spitali në Sudan
- Të paktën 70 njerëz e humbën jetën në sulmin ndaj një spitali në qytetin Al Fasher, Sudan, kumtoi sot Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

Al Fasher, 26 janar 2025 (MIA) - Të paktën 70 njerëz e humbën jetën në sulmin ndaj një spitali në qytetin Al Fasher, Sudan, kumtoi sot Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).
Siç thekson, bëhet fjalë për sulm ndaj spitalit të vetëm funksional në atë qytet.
Numrin prej 70 rasteve të vdekjes e kumtoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus në rrjetin social X. ab/
Foto: ЕPА