Të paktën 59 viktima, ndërsa 15 konsiderohen të zhdukur nga cikloni Gezani në Madakaskar
- Të paktën 59 persona e kanë humbur jetën javën e kaluar nga cikloni Gezani në Madakaskar, ndërsa 15 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, njoftoi sot Zyra e menaxhimit të fatkeqësive.
Antananarivë, 16 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 59 persona e kanë humbur jetën javën e kaluar nga cikloni Gezani në Madakaskar, ndërsa 15 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, njoftoi sot Zyra e menaxhimit të fatkeqësive.
Në njoftimin e Zyrës thuhes se 804 persona janë lënduar nga cikloni, transmetuan mediat britanike.
Për shkak të ciklonit janë zhvendosur 16.428 persona, ndërsa 423.986 persona të tjerë kanë ndjerë pasojat e kësaj katastrofe natyrore në ishull.
Cikloni Gezani e goditi Madagaskarin vetëm 10 ditë pasi cikloni tropikal Fitia shkaktoi vdekjen e 14 personave dhe zhvendosi më shumë se 31.000 të tjerë, sipas zyrës humanitare të Kombeve të Bashkuara.
Gazani kishte shpejtësi prej 185 kilometrave në orë, me erëra që arrinin afërsisht 270 kilometra në orë.
Pritet që cikloni Gezani sot përsëri të godas jugperëndimin e Madagaskarit dhe do të ketë shpejtësi prej rreth 65 kilometra në orë, por pa reshje të dendura shiu, njoftoi shërbimi meteorologjik. qa/
Foto: Printskrin JuTjub