• сабота, 22 февруари 2025

Të paktën 18 të vdekur në një rrëmujë në stacionin hekurudhor në Nju Delhi

Të paktën 18 të vdekur në një rrëmujë në stacionin hekurudhor në Nju Delhi

 Nju Delhi, 16 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën 18 persona, mes tyre 10 gra dhe tre fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa 10 janë lënduar në një rrëmujë në një stacion hekurudhor në Nju Delhi, njoftuan sot mediat indiane.

Duke cituar persona zyrtarë, televizioni indian NDTV raportoi se incidenti ndodhi dje rreth orës 20:00 me orën lokale, në dy perona ku udhëtarët prisnin të hipnin në një tren për në qytetin Prajagrazh, një vendbanim i ndërtuar për të akomoduar vizitorët në festivalin Maha Kumb.

Hekurudha Indiane mohuan se kishte një rrëmujë, por konfirmoi se një numër i paspecifikuar njerëzish u plagosën dhe u dërguan në spital. ls/

Foto: EPA

Остани поврзан