Të paktën 18 të lënduar në fatkeqësinë e autobusave në Beograd
- Në fatkeqësinë e komunikacionit në Beograd, janë lënduar 18 persona, pasi një autobus urban, i cili ka lëvizur me shpejtësi të madhe, është përplasur në njerëz, të cilët kanë pritur në stacion të autobusave, e pastaj është përplasur në autobus tjetër.

Beograd, 28 janar 2025 (MIA) - Në fatkeqësinë e komunikacionit në Beograd, janë lënduar 18 persona, pasi një autobus urban, i cili ka lëvizur me shpejtësi të madhe, është përplasur në njerëz, të cilët kanë pritur në stacion të autobusave, e pastaj është përplasur në autobus tjetër.
Mes të lënduarve është edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë.
Në vendin e fatkeqësisë ka shumë policë, zjarrfikës dhe automjete të ndihmës së shpejtë.
Të lënduarit janë hospitalizuar në disa spitale të qytetit. bsh/
Foto: Iks