• вторник, 30 декември 2025

Sërish bllokada katërorëshe në vendkalimin kufitar Evzoni

Sërish bllokada katërorëshe në vendkalimin kufitar Evzoni

Athinë, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Vendkalimi kufitar Evzoni drejt vendit tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia edhe sot do të jetë i mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve në periudhën prej orës 11 deri në orën 15 dehe prej orës 17 deri në orën 21 sipas kohës sonë, për shkak të bllokadave të vendosura nga bujqit grekë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bujqit të cilët prej 1 dhjetorit me traktorët e tyre ndodhen në vendkalimin kufitar, edhe sot, njejtë si dje paralajmërojnë dy bllokada nga katër orë në kufirin për hyrje dhe dalje nga Greqia të të gjitha automjeteve.

Në ditët rreth krishtlindjes ishin të hapura të gjitha rrugët dhe vendkalimet kufitare, ndërsa bujqit prej dje sërish i kthyen bllokadat në një sërë lokacionesh në mbarë Greqinë dhe pritet edhe për Vitin e Ri, përkatësisht nga e marta deri të premten të hiqen bllokadat, të lehtësohet udhëtimi i qytetarëve, por megjithatë traktorët do të qëndrojnë të parkuar në njërën prej korsive.

Protestat e bujqve filluan më 30 nëntor, për shkak të shpenzimeve të rritura për prodhimtarinë dhe çmimet e ulëta të hsitjes së produkteve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pagesa e subvencioneve të mbetura. ab/

Foto: Arkivi МIА

Остани поврзан