• петок, 21 февруари 2025

Sulm rus në Herson: Janë plagosur gjashtë persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë

Sulm rus në Herson: Janë plagosur gjashtë persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë

Herson, 20 shkurt 2025 (MIA) – Gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe dy binjakë 14-vjeçar, janë lënduar në një sulm rus ndaj një ndërtese banimi në Herson, njoftoi shefi i administratës ushtarake rajonale, Oleksandar Prokudin. 

Sulmi ka shkaktuar shkatërrimin e 15 banesave, nga kati i parë deri në katin e dhjetë, ndërsa dritaret e 80 shtëpive janë thyer. 

Dy persona ishin shpëtuar nga rrënojat e katit të tetë dhe të dhjetë. Binjakët janë hospitalizuar, por sipas mjekëve, gjendja e tyre është e qëndrueshme. Në spital është pranuar edhe një burrë 47-vjeçar, i cili në momentin e sulmit gjendej në dhomën e rojës së parkingut. Ai ka marrë plagë nga shrapneli dhe thyerje të këmbës. Tre të tjerë të plagosur kanë marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes. 

Rreth 120 persona, në mesin e të cilëve shpëtimtarë, policë, ekipe mjekësore dhe vullnetarë, marrin pjesë në operacionin për pastrimin e rrënojave. fc/

Fotografia: Arkivi

Тагови

Остани поврзан