• вторник, 30 декември 2025

Stuhi bore në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, janë anuluar 1.659 fluturime

Stuhi bore në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, janë anuluar 1.659 fluturime

Nju-Jork, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Qindra fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë së borës që i kaploi Nju-Jorkun dhe Nju-Xhersin dhe pjesën më të madhe të shteteve verilindore të SHBA-së.

Sipas FlightAware, që e ndjekë komunikacionin ajror në hapësirën ajrore amerikane, në vend janë anuluar 1.659 flutirime - pothuajse dhjetë herë më shumë se ditën e kalaur. Paralajmërimi për stuhinë dimërore mbetet në fuqi për rajonin, ndërsa në disa vende ka paralajmërim edhe për shi të ngrirë.

Shërbimi nacional meteorologjik i SHBA-së parasheh deri 13 centimetra borë në Nju-Jork dhe deri 28 cm në rajonet në veri dhe verilindje të qytetit.

Autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve të evitojnë udhëtimet dhe të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur.

Sipas raportimeve mediatike, stuhia mund t'i sjellë shtresat më të mëdha të borës në qytet në tre vitet e fundit. Fluturimet janë anuluar edhe në aeroportet në Filadelfi dhe Baltimor, si dhe në Toronto, qendrën më të madhe afariste në Kanada. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан