Stoltenbergu do të jetë ministër i ri i Financave të Norvegjisë
- Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë ministri i ri i Financave në Norvegji në kuadër të rikonstruimit të qeverisë që do ta bëjë të ditur sot kryeministri Jonas Gar Store, informojnë nga servisi publik NRK

Oslo, 4 shkurt 2025 (MIA) - Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë ministri i ri i Financave në Norvegji në kuadër të rikonstruimit të qeverisë që do ta bëjë të ditur sot kryeministri Jonas Gar Store, informojnë nga servisi publik NRK.
Stoltenbergu ka qenë lider i partisë Laburiste dhe kryeministër i Norvegjisë për disa vite, përpara se të shërbente si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024.
Store mori detyrën e liderit të partisë Laburiste pas Stoltenbergut. rq/
Foto: arkivi i MIA-s