Starmeri pas humbjes së rëndë në zgjedhjet lokale: Nuk tërhiqem
- Kryeministri britanik, Kir Starmer, pasi që Partia e tij laburiste pësoi humbje të rënë në zgjehdjet lokale, sot kumtoi se mbetet në krye të Britanisë së Madhe dhe do ta vazhdojë luftën për "ndryshime" në vend.
Londër, 8 maj 2026 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Starmer, pasi që Partia e tij laburiste pësoi humbje të rënë në zgjehdjet lokale, sot kumtoi se mbetet në krye të Britanisë së Madhe dhe do ta vazhdojë luftën për "ndryshime" në vend.
Më pak se dy vite pas fitores bindëse historike në zgjedhjet e përgjithshme, votuesit e ndëshkuan qeverinë laburiste të Starmerit në zgjedhjet lokale, duke u shkaktuar goditje edhe në disa nga vatrat e tyre tradicionale në ish-rajonet industriale të Anglisë qendrore dhe veriore.
Edhe përkundër humbjeve, aleatët e Starmerit shprehën mbështetje për politikanin, rejtingu i pëlqimit i të cilit është në nivelin më të ulët të vërejtur deri më tani për një lider britanik.
Kryeministri vizitoi se një prej njësive të rralla të suksesshme zgjedhore, në mënyrë që prej atje të kumtojë se vazhdon më tutje.
"Nuk do të tërhiqem", deklaroi ai para gazetarëve në Iling, në Londrën perëndimore, ku laburistët e ruajtën kontrollin mbi këshillin. Ai shtoi se votuesit janë gjithnjë e më të shqetësuar për tempon e ndryshimeve se sa për lidershipin e tij.
Ai premtoi se do t'i kumtojë hapat e nevojshëm për ndryshim në Britani të Madhe, duke paralajmëruar "resetim" të ri të qeverisë e cila kërkon mënyra që votuesve t'ua bartë vizionin e vet për vendin apo të përballet me krizën me shpenzimet për jetë, plotësisht e përkeqësuar nga konfliktet në Ukrainë dhe Iran.
Fitues kryesor i zgjehdjeve është partia populiste "Rreforma e Britanisë së Madhe" e Najxhell Farazhit, e cila fitoi mbi 350 vende në këshillat në Angli.
Sipas rezultateve që priten më vonë gjatë ditës, partia mund të bëhet edhe opozita kryesore në Skoci dhe Uells, ku në pushtet janë Partia nacionale skoceze dhe "Plejd Kimru", parti të cilat angazhohen për pavarësi.
Rezultatet e para tregojnë për vazhdim të shpërbërjes së sistemit tradicional dypartiak britanik i kryesuar nga laburistët dhe konservatorët në demokracinë shumëpartiake. Analsitët e prëshkruajnë këtë si një prej transformimeve më të mëdha në politikën britanike në njëqind vitet e fundit.
Partitë laburiste dhe konservatore, dikur domunese, po humbin vota nga "Reforma e Britanisë së Madhe", Partia e Gjelbër me orientim majtist e anës tjetër të spektrit politik, dhe nacionalistët në Skoci dhe Uells. ab/
Foto: МIА arkivi