Starmeri ka biseduar me Zelenskin dhe e përsëriti mbështetjen e Britanisë së Madhe për Ukrainën
- Kryeministri britanik Kir Starmeri sot në mëngjes ka biseduar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin, duke përsëritur se Mbretëria e Madhe do t'i japë mbështetje Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Londër, 14 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmeri sot në mëngjes ka biseduar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin, duke përsëritur se Mbretëria e Madhe do t'i japë mbështetje Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Starmeri, gjithashtu, "e përsëriti përkushtimin e Mbretërisë së Madhe në atë që Ukraina të jetë në rrugën e pakthyeshme drejt NATO-s, siç u ranë dakord aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin e kaluar", tha zëdhënësja e kryeministrit britanik, raportoi Bi-Bi-Si.
Foto: Arkivi i MIA-s