• сабота, 22 февруари 2025

Starmer: Palestinezët duhet të kenë mundësinë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ta rindërtojnë Rrpin e Gazës

Starmer: Palestinezët duhet të kenë mundësinë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ta rindërtojnë Rrpin e Gazës

Londër, 5 shkurt 2025 (MIIA) - Kryeministri britanik Kir Sarmer deklaroi sot se palestinezët duhet të kenë mundësinë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe sërish ta ndërtojnë Rripin e Gazës, i cili është nën rrënoja pas luftës 15-muajshe mes forcave izraelite dhe Lëvizjes Hamas.

Starmer reagoi ndaj propozimit të presidentit amerilkan Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve.

"Ata (palestinezët) duhet të kenë munësinë që të kthehen në shtëpitë e tyre, t'i rindërtojnë, ndërsa ne duhet të jemi me ata në rrugën drejt zgjidhjes për dy shtetet (Izrael dhe Palestinë)", tha Starmer duke u përgjigjur në pyetjen në Parlament lidhur me planin e presidentit amerikan që ta shpërngulë Rripin e Gazës dhe ta shndërrjë në territor nën administrim të SHBA-së.

Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Lami, paraprakisht deklaroi se palestinezët duhet të kenë të ardhme në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të okupuar dhe se mbështet një zgjidhje me dy shtete, Palestinë dhe Izrael. 

"Ne kemi qenë gjithmonë të qartë në besimin tonë se duhet të ekzistojnë dy shtete. Palestinezët duhet të jetojnë dhe të përparojnë në vendlindjet e tyre në Gazë dhe Bregun Perëndimor", tha ai në konferencën për media gjatë vizitës së tij në Kiev, raportuan mediat britanike.

Tramp tha se SHBA-ja do ta "marrë" Rripin e Gazës, duke përshkruar vizionin e tij për zonën si një "riviera e re e Lindjes së Mesme". mb/

Foto: EPA

Остани поврзан