Starmer i gatshëm të dërgojë ushtar britanik në Ukrainë për garantimin e paqes
- Kryeministri britanik Kir Starmer është i gatshëm të dërgojë ushtark britanik në Ukrainë, nëse është e nevojshme, për të garantuar paqen pas një marrëveshjeje të mundshme.

Londër, 17 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer është i gatshëm të dërgojë ushtark britanik në Ukrainë, nëse është e nevojshme, për të garantuar paqen pas një marrëveshjeje të mundshme.
Në një artikull të publikuar në gazetën "Dejli telegraf", ai thekson se do të dërgojë ushtar nëse është e nevojshme për sigurinë e Britanisë së Madhe dhe Evropës.
"Britania e Madhe ka një rol kyç për të luajtur në mbështetjen e Kievit kundër agresionit rus, që do të thotë se ne jemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të kontribuar në garancitë e sigurisë së Ukrainës, duke përfshirë dërgimin e ushtarëve tonë në terren nëse është e nevojshme," tha Starmer.
"Këtë nuk e them lehtë. Ndjej thellësisht përgjegjësinë që vjen me mundësinë që ushtarët britanikë të vihen në rrezik”, shtoi ai. “Por çdo rol në garantimin e sigurisë së Ukrainës është në të njëjtën kohë mbrojtja e sigurisë së kontinentit tonë dhe vendit tonë”, theksoi kryeministri britanik.
“Fundi i kësaj lufte, kur të vijë, nuk duhet të jetë vetëm një pauzë e përkohshme përpara se Putin të sulmojë sërish”, paralajmëroi kryeministri britanik.
Starmer sot do t'i bashkohet liderëve të disa vendeve evropiane në Paris, në një moment kur Evropa po shqyrton një strategji se si t'i përgjigjet këmbënguljes së presidentit amerikan Donald Tramp për një marrëveshje me Rusinë dhe frikës se SHBA mund të zvogëlojë angazhimet e saj të mbrojtjes në kontinent.
Starmer theksoi se kriza është një nga ato që ndodh një herë në një gjeneratë dhe se ajo paraqet një çështje ekzistenciale për Evropën.
Kryeministri britanik ka premtuar se vendi i tij do të fillojë të shpenzojë tre miliardë paund në vit për mbrojtjen deri në vitin 2030.
Starmer, gjithashtu, publikoi se do të takohet me presidentin amerikan në ditët në vijim. Ai shtoi se Britania e Madhe ka një rol unik në sigurimin e bashkëpunimit të ngushtë midis Evropës dhe SHBA-së.
“Mbështetja amerikane mbetet me rëndësi thelbësore, ndërsa garancitë amerikane të sigurisë janë kyçe për paqen e qëndrueshme, sepse vetëm Shtetet e Bashkuara mund të bindin Putinin të mos kryejë një sulm tjetër", theksoi Starmer. ls/
Foto: Arkiv