• сабота, 22 февруари 2025

Stërvitje simuluese e policive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për dërgesë të kontrolluar tejkufitare

Stërvitje simuluese e policive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për dërgesë të kontrolluar tejkufitare

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Drejtori i Byrosë për siguri publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Aleksandar Janev sot në Dojran mori pjesë në takimin me rastin e stërvitjes së simuluar të mbajtur dje për dërgesë të kontrolluar tejkufitare, që në organizim të misionit të OSBE-së në vendin tonë ishte realizuar nga ana e shërbimeve policore të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Stërvitja simuluese, në të cilën nga ana e Maqedonisë së Veriut morën pjesë nëpunës policorë nga disa njësi organizative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë primare ishte e kahëzuar drejt sendërtimit të mekanizmave dhe protokolleve operative për operacione në suaza të bashkëpunimit kufitar, si dhe detektim të fushave për përmirësim të interoperabilitetit, ndarjs së informatave zbuluese dhe të tjera.

Nga MPB sot kumtuan se drejtori i BSP-së Janev e përshëndeti mbajtjen e stërvitjes, duke konstatuar se bashkëpunimi tejkufitar i shërbimeve policore i të dy shteteve është me rëndësi si për përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, ashtu edhe në pikëpamje të ndërtimit të sistemit të përbashkët evropian në sferën e menaxhimit të integruar kufitar. ab/

Foto dhe video: МРB

Остани поврзан