Sri Lanka ka mbetur pa rrymë pasi një majmun ka hyrë në termocentral
- Qeveria e Sri Lankës ka fajësuar një majmun për ndërprerjen e energjisë elektrike në mbarë vendin. Sipas ministres së Energjetikës, Kumara Jajakodi, ndërprerja e energjisë ka ndodhur kur një majmun ka hyrë në termocentralin Panadura, në jug të Colombo, dhe ka rënë në kontakt me një transformator rrjeti.

Kolombo, 10 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria e Sri Lankës ka fajësuar një majmun për ndërprerjen e energjisë elektrike në mbarë vendin. Sipas ministres së Energjetikës, Kumara Jajakodi, ndërprerja e energjisë ka ndodhur kur një majmun ka hyrë në termocentralin Panadura, në jug të Colombo, dhe ka rënë në kontakt me një transformator rrjeti.
Ndërprerja e rrymës la miliona pa rrymë për orë të tëra dhe ndikoi në spitalet, impiantet e trajtimit të ujit dhe sistemin hekurudhor. "Majmuni goditi një linjë elektrike në termocentral, duke shkaktuar një çekuilibër momental në sistem dhe rrjeti kombëtar doli jashtë linje," deklaroi Xhajakodi për gazetarët.
Një roje në termocentralin Panadura tha se dëgjoi një shpërthim të fortë, i ndjekur nga një re tymi që ngrihej nga termocentrali. Majmuni vdiq në vendngjarje, shtoi ai.
Edhe pse furnizimi po rikthehet gradualisht, personat zyrtarë nga Bordi i Energjisë Elektrike të Cejlon (CEB) deklaruan se do të duhen rreth katër ditë të tjera që situata të stabilizohet plotësisht.
Është ngritur hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa banorët besojnë se qeveria duhet të ketë prioritet modernizimin e rrjetit në vend që të fajësojë majmunët. ls/
Foto: "Piksabej"