• вторник, 27 август 2024

SPB Shkup ka zbardhur veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë”, ka ngritur kallëzime kundër tre personave

SPB Shkup ka zbardhur veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë”, ka ngritur kallëzime kundër tre personave

Shkup, 27 korrik 2024 (MIA) - Njësiti për krime të dhunshme - Sektori në lëminë e delikteve të gjakut dhe seksuale pranë SPB Shkup deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.N (32) dhe M.Xh (24) për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vrasje” nga neni 123 dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të armëve apo lëndëve plasëse” nga neni 396 i Kodit penal.

Siç informon MPB, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se me datë 01.07.2024 në fshatin Batincë të Shkupit i akuzuari ka shtënë me pushkë automatike drejt automjetit “Ford” ku kanë qenë A.B.I (34) dhe Z.I (31), të dy nga fshati Crn vrv (shqip: Maja e zezë) ku në vendin e ngjarjes ka vdekur A.B.I, ndërsa Z.I. ka marrë lëndime trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën emergjente në Shkup.

Njësiti për krime të dhunshme - Sektori për delikte të gjakut dhe seksuale pranë SPB Shkup, deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, poashtu ka iniciuar kallëzim penal edhe kundër V.I (26), për shkak të dyshimit për veprën penale "vrasje në tentativë" sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit penal.

Pas masave të ndërmarra është konstatuar se me datë 17.07.2024, në zonën e Çairit në Shkup, ai me pistoletë ka shtënë në drejtim të D.B (31) dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан