• сабота, 22 февруари 2025

Sofja mbështet zgjerimin e BE-së, por sipas meritave, pret vullnet politik nga udhëheqja në Shkup

Sofja mbështet zgjerimin e BE-së, por sipas meritave, pret vullnet politik nga udhëheqja në Shkup

Sofje, 23 janar 2025 (MIA) - Kryeministri bullgar, Rosen Zhelazkov, në takim me kryetarin e e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, shprehu mbështetje për zgjerimin e BE-së, por sipas parimit të meritave të veta, gjegjësisht të obligimeve të përmbushura, transmeton BTA.

Zhelazkov pas takimit me Koshtën në Strasburg, deklaroi se kanë diskutuar për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me agjendën e BE-së lidhur me zgjërimin.

"Kemi konfirmuar qëndrimin tonë, që ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor - se i përmbahemi parimit të meritave tona, siç disa herë dhe vazhdimisht e kemi thënë", theksoi kryeministri i ri bullgar. 

Импичмент нема да ги пополни браните или фрижидерите на луѓето, ниту ќе ги зголеми пензиите, туку најмногу ќе ги наполни плоштадите и ќе доведе до дефинитивен колапс на Владата, изјави бугарс

Presidenti bullgar Rumen Radev, nga ana tjetër, në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, shprehu shpresën se “udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut së shpejti do të tregojë vullnet politik për zbatimin e Konsensusit evropian të vitit 2022 dhe kështu do t'i hapë rrugën vendit për të negociuar për anëtarësimin e plotë në BE".

Radev dhe Lajçak diskutuan për aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Ata theksuan rëndësinë prioritare që Komisioni Evropian i kushton temës së zgjerimit të BE-së, e cila i mundëson Ballkanit Perëndimor të përparojë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim, kumtoi kabineti i Radevit. 

Presidenti bullgar shprehu mirënjohje për përpjekjet e Lajçakut për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi vlerësimin objektiv të problemeve të ndryshme në rajon dhe qasjen konstruktive për zgjidhjen e tyre. ls/ 

Foto: Këshilli Evropian / Arkivi i MIA-s 

 

 

Тагови

Остани поврзан