Soder: Vetëm CDU/CSU mund të ndalojë AfD-në e ekstremit të djathtë
- Kryeministri bavarez Markus Soder sot tha se vetëm aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU mund ta ndalojë rritjen e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), njoftoi DPA.

Berlin, 3 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri bavarez Markus Soder sot tha se vetëm aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU mund ta ndalojë rritjen e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), njoftoi DPA.
"Nuk duhet t'ia lëmë vendin tonë AfD-së," tha Soder në Berlin në konferencën e partisë së Unionit Kristian Demokrat (CDU), tre javë përpara zgjedhjeve kombëtare.
Në Gjermani ditëve të fundit kishte protesta të mëdha pasi kandidati për kancelar i CDU-CSU-së, Fridrih Merc, shtyu propozimin për reformat migruese në parlament me mbështetjen e AfD-së.
Por Soder, Unioni kristian-social bavarez i të cilit (CSU) është në aleancë me CDU-në në nivel kombëtar, tha se blloku do të vazhdojë ta përjashtojë mundësinë për koalicion me AfD-në.
"Vazhdimisht themi jo, jo çdo lloj forme të bashkëpunimit me AfD-në", shtoi Soder.
Kryeministri bavarian i sulmoi edhe kancelarin Olaf Sholc, socialdemokratin dhe ministër i Ekonomisë Robert Habek nga Të Gjelbrit.
"Olaf Sholc nuk është i përshtatshëm për të vazhduar udhëheqjen e vendit tonë - në asnjë rrethanë", tha ai. Lideri bavarez akuzoi ministrin Habek për "konfuzion", duke deklaruar se ministri i ekonomisë është kryesisht përgjegjës për problemet ekonomike të vendit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s