• сабота, 22 февруари 2025

Slloveni: Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur trupin e minatorit të dytë të zhdukur

Slloveni: Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur trupin e minatorit të dytë të zhdukur

Lubjanë, 22 janar 2025 (MIA) - Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe një trup të një minatori të zhdukur, i cili pësoi në minierën për qymyr në qytetin slloven, Velenje.

Vazhdon kërkimi pas minatorit të tretë, i cili është ngujuar në zgafellë.

Në një nga minierat për qymyr "Preloge Premogvnik", dje ka depërtuar ujë, me ç'rast u ngujuan 14 minatorë, prej të cilëve 11 kanë arritur të dalin.

Në minierë kanë hyrë prej 500 deri 700 metra kub baltë uji.

Ekipet e shpëtimit me dorë e heqin baltën, që të arrijnë deri te minatori i tretë.

Është ngritur hetim për fatkeqësinë, ndërsa kompania që menaxhon me minierën, kumtoi se "edhe krahas të gjitha masave të sigurisë, nuk mund të parashikohet se çka ka mundur të ndodh". bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан