• вторник, 16 декември 2025

Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Algjerisë, Abdelmaxhid Naamun

Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Algjerisë, Abdelmaxhid Naamun

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Popullore Demokratike të Algjerisë, me seli në Bukuresht, Abdelmaxhid Naamun. Emërimi i tij, siç tha presidentja, është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Algjerisë, të bazuara në mirëkuptim dhe respekt reciprok.

Sipas saj, angazhimi i përkushtuar dhe profesional i ambasadorit Naamun do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe të partneritetit në nivel dypalësh dhe shumëpalësh.

Duke theksuar se të dyja shtetet kanë një histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore të çmuar, Siljanovska-Davkova pret intensifikim të bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit dhe turizmit, si dhe në kuadër të OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në një bisedë të miqësore, Siljanovska-Davkova dhe ambasadori Naamun ranë dakord se miratimi i një kuadri ligjor për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe shkëmbimi i vizitave në nivel më të lartë, do të nxisin bashkëpunimin. qa/

Foto: Kabineti i Siljanovska-Davkova

 

Остани поврзан