• среда, 16 октомври 2024

Siljanovska Davkova: Gratë nga mjediset rurale janë heroinat që duhet t'i admirojmë

Siljanovska Davkova: Gratë nga mjediset rurale janë heroinat që duhet t'i admirojmë

Manastir, 15 tetor 2024 (MIA) - Për mua gratë nga zonat rurale janë lidere absolute, për mua gratë nga zonat rurale janë heroinat që duhet t'i admirojmë, por kjo nuk mjafton sepse nga komplimentet nuk jetohet, duhet t'i përkrahim dhe t'i ndihmojmë individualisht dhe institucionalisht në çdo mënyrë të mundshme, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Manastir.

Në Ditën ndërkombëtare të gruas rurale, të cilën Federata kombëtare e fermerëve e festoi në Manastir, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se kriza globale në botë ka pasur ndikimin më të madh tek gratë rurale.

"Nuk duhet të neglizhojmë punën, aftësitë, angazhimin e përditshëm që kontribuon jo vetëm në mirëqenien e familjes në betejën për mbijetesë, por edhe të komunitetit dhe shoqërisë. Me të drejtë thonë se jeta e grave lidere nga zonat rurale është një angazhim 24 orësh dhe betejë me tokën, por edhe një dashuri për tokën, me prodhimin e ushqimit dhe një betejë e përditshme me natyrën, por edhe një bashkëjetesë e mrekullueshme me natyrën. Për mua gratë nga zonat rurale janë lidere absolute, për mua gratë nga zonat rurale janë heroina që duhet t'i admirojmë, por kjo nuk mjafton sepse nuk jetojmë nga komplimentet, por duhet t'i mbështesim dhe t'i ndihmojmë individualisht dhe institucionalisht në çdo mënyrë të mundshme. Përkrahja e grave rurale është përkrahje e fshatit maqedonas dhe kjo nënkupton ndalimin e procesit të emigrimit, por edhe përkrahjen e së ardhmes së Maqedonisë", theksoi Siljanovska Davkova dhe shtoi se shënimi i sivjetmë i Ditës ndërkombëtare është me temën “Gratë rurale përballë krizës globale”, ndërsa ajo krizë globale shkakton ndikim më të madh te gratë rurale.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, prioritet i ministrisë është që të sigurojë kushtet e nevojshme për funksionimin normal të gruas rurale, sepse ajo është heroi i kohës së sotme.

Mbështetje për gruan rurale ka ardhur edhe nga Kuvendi i Maqedonisë, ndërsa mbështetje është dhënë edhe nga nënkryetarja Vesna Bendevska dhe Zhaklina Peshevska, kryetare e komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

“Të drejtat e njeriut janë të drejta edhe për gratë rurale, ndërsa gruaja rurale është dëshmi se ajo është pjesa më e guximshme, më rezistuese dhe më e fortë e shoqërisë sonë. Dhe për këtë duhet të bëjmë shumë për gratë rurale”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Vesna Bendevska.

Në tribunën në Manastir, Zhaklina Peshevska, kryetare e komisionit parlamentar për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, paralajmëroi se kushtet e punës së grave rurale do të përmirësohen në vazhdimësi me zgjidhje sistematike dhe se fokusi i parë do të jetë miratimi i ligjit për pushimin e lehonisë për gratë fermere.

Kryetarja e Federatës së fermerëve, Vaska Mojsovska, grave të suksesshme rurale u ndau certifikata dhe mirënjohje për suksesin dhe kontributin e tyre në fuqizimin e grave në zonat rurale.

Foto: MIA

 

Остани поврзан