Siljanovska - Davkova: Dita e Alfabetit shqip është datë historike për shqiptarët, por edhe për Maqedoninë e Veriut
- Unifikimi i Alfabetit shqip nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i synimit për emancipim dhe edukim, shkruan presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit shqip.
Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Unifikimi i Alfabetit shqip nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i synimit për emancipim dhe edukim, shkruan presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit shqip.
"Data 22 Nëntori është datë e rëndësishme për shqiptarët, por edhe për Maqedoninë e Veriut. Para 116 viteve në Manastir është unifikuar Alfabeti shqip, akt i cili e ka përforcuar vetëdijen gjuhësore të popullit shqiptar dhe krijoi një themel për përparim të mëtejshëm kulturor dhe civilizues", tha presidentja.
Gjuha, siç theksoi Siljanovska Davkova, krijon hapësirë për mirëkuptim, për bashkëpunim dhe për bashkim rreth vlerave të identitetit. Përmes saj, diversitetet bëhen pasuri, ndërsa ardhmëria - mundësi për rritje individuale dhe kolektive.
"Gjuha dhe kultura shqiptare janë instaluar në indin tonë shoqëror dhe lënë hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë të ndërsjell[. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike multikulturore. Ishim dhe mbetemi shembull i përkushtimit në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor e fetar, duke mundësuar edukimin në gjuhën amtare në të gjitha nivelet, si dhe shprehjen e lirë dhe dinjitoze të kujtesës kolektive dhe shpirtërore", tha në urim presidentja e shtetit. bsh/
Foto: Kabineti i presidnetes Gordana Siljanovska Davkova