Si Xhinping: Nuk ka asnjë përplasje të interesave themelore mes Kinës dhe BE-së
- “Nuk ka asnjë përplasje të interesave themelore apo përplasje gjeopolitike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE), gjë që i bën ata partnerë që mund të kontribuojnë në përparimin e përbashkët”, tha sot presidenti kinez Si Xhinping gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Peking, 14 janar 2025 (MIA) - “Nuk ka asnjë përplasje të interesave themelore apo përplasje gjeopolitike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE), gjë që i bën ata partnerë që mund të kontribuojnë në përparimin e përbashkët”, tha sot presidenti kinez Si Xhinping gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
"Kina dhe BE-ja nuk kanë përplasje themelore të interesave apo kontradikta gjeopolitike; ata janë partnerë që arrijnë sukses së bashku”, theksoi Si Xhinping.
Duke theksuar se Kina mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit me cilësi të lartë dhe hapjes së nivelit të lartë, ai tregoi se kjo do të sjellë mundësi të reja për bashkëpunim midis Kinës dhe BE-së. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s