• сабота, 22 февруари 2025

Si është sigurimi në inaugurim: Drone, snajperistë dhe gardh me tela

Si është sigurimi në inaugurim: Drone, snajperistë dhe gardh me tela

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Fluturake pa pilot, snajperistë, gardh me tela dhe 25.000 personel ushtarak dhe policorë e sigurojnë inaugurimi e sotëm të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në Uashington.

Siç është publikuar në Skaj njuz, inaugurimi i Trampit është quajtur si "ngjarje speciale për siguri kombëtare" që mundëson financim shtesë dhe koordinim mes agjencive, duke përfshirë edhe Shërbimin sekret, sigurinë shtetërore, sigurimin e Kapitolit dhe policinë në zonën e Kolumbisë.

Mes më shumë se 25.000 ushtarakëve të sistemuar në Uashington janë edhe anëtarë të Gardës kombëtare, ndërsa rreth Shtëpisë së Bardhë ka rreth 42 kilometra gardh me tela.

Agjenti special i angazhuar për zyrën e Shërbimin sekret në Uashington paraprakisht u deklaroi gazetarëve se në terren janë vendosur ekipe taktike, njësite për antidronë, pika kontrolli dhe barriera betoni dhe se rrugët do të jenë të jenë të mbyllura për shkak të inaugurimit.

Ai tha se masat e këtilla janë ndërmarrë edhe për shkak të mundësisë për protesta të dhunshme kundër inaugurimit të Trampit.

Gjatë fundjavës së kaluar, pothuajse 4.000 policë nga shtete tjera amerikane kanë dhënë betimin ose përkohësisht janë emëruar që ta mbajnë rendin në Uashington. mb/

Foto: EPA


 

 

 

Остани поврзан