Shërbimi Antikorruptues i Ukrainës ngriti hetim penal kundër ministrit të Mbrojtjes Umerov
- Byroja Nacionale për Luftë Kundër Korupsionit në Ukrainë (NABU) njoftoi se ka ngritur hetim penal kundër ministrit të Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Kiev, 29 janar 2025 (MIA) - Byroja Nacionale për Luftë Kundër Korupsionit në Ukrainë (NABU) njoftoi se ka ngritur hetim penal kundër ministrit të Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Në kumtesën e Shërbimit citohet se hetimi është ngritur në lidhje me ankesën e dorëzuar nga një organ i mbikëqyrjes civile dhe se do të zbatohet hetim për të konfirmuar nëse Umerov e ka keqpërdorur fuqinë e tij.
Paraprakisht të martën, qeveria ukrainase shkarkoi zëvendësministrin e mbrojtjes Dmitro Klimenkov, i cili ishte përgjegjës për furnizimet publike për armë. sa/
Foto: EPA