Shtëpia e Bardhë: Vendimi i Trampit për ndërprerje të financimit është "masë shumë e përgjegjshme"
- – Shtëpia e Bardhë sot e mbrojti vendimin e administratës së Trampit që t’i ngrijë të gjitha huatë dhe grantet nga qeveria federale, veprim që shkaktoi konfuzion për fatin e mijëra miliardë dollarë financim.

Uashington, 28 janar 2025 (MIA) – Shtëpia e Bardhë sot e mbrojti vendimin e administratës së Trampit që t’i ngrijë të gjitha huatë dhe grantet nga qeveria federale, veprim që shkaktoi konfuzion për fatin e mijëra miliardë dollarë financim.
“Kjo është masë shumë e përgjegjshme”, deklaroi sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, para gazetarëve në Uashington.
“Është detyrë e kësaj administrate të sigurohet, përsëri, se secili denar është llogaritur ndershëm”, tha ajo. fc/