Shtëpia e Bardhë ka ndaluar një gazetar i Asoshiejted pres që të raportojë për një ngjarje për shkak të mospajtimit me politikën redaktuese të agjencisë
- Asoshiejted pres ka publikuar se Shtëpia e Bardhë ia ka ndaluar një gazetari të agjencisë që të raportojë për ngjarjen për shkak të vendimit redaktues, që të vazhdohet të quhet Gjiri meksikan, i cili është riemërtuar nga presidenti amerikan Gjiri amerikan.

Uashington, 12 shkurt 2025 (MIA) - Asoshiejted pres ka publikuar se Shtëpia e Bardhë ia ka ndaluar një gazetari të agjencisë që të raportojë për ngjarjen për shkak të vendimit redaktues, që të vazhdohet të quhet Gjiri meksikan, i cili është riemërtuar nga presidenti amerikan Gjiri amerikan.
AP është paralajmëruar nga Shtëpia e Bardhë se nëse nuk e harmonizon sitilin e tij redaktues me dekret presidencial për riemërtim të gjriti, agjencia nuk do të ketë qasje në Dhomën ovale.
Shoqata e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) ka njoftuar se ndalesa e gazetarit që të marrë pjesë në ngjarjen nuk është e pranueshme.
Tramp e ka ndërruar vetë emrin e gjirit menjëherë pas marrjes së funksiont. Emri aktual i gjirit në bregun jugor të SHBA-së përdoret nga shekulli 16-të, njofton DPA.
AP njofton se do ta quajë gjirin "pas emrit të tij fillestar, ndërsa njëkohësisht do ta njohë emrin e ri të zgjedhur nga Tramp". mb/
Foto: MIA