• петок, 21 февруари 2025

Shtëpia e Bardhë: Ilon Mask është këshilltar i Trampit, nuk e udhëheq ekipin për efikasitet të qeverisë

Shtëpia e Bardhë: Ilon Mask është këshilltar i Trampit, nuk e udhëheq ekipin për efikasitet të qeverisë

Uashington, 19 shkurt 2025 (MIA) – Shtëpia e Bardhë njoftoi se miliarderi Ilon Mask nuk e udhëheq ekipin për efikasitet të qeverisë që bën shkurtime në agjencitë federale amerikane, por është këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Tramp.

Sqarimi i rolit të Maskut mund të tregohet si kyç në betejën juridike rreth qasjes së agjencisë deri në të dhënat qeveritare, sepse administrata e Trampit po bën përpjekje të pushojë nga puna mijëra të punësuar federalë. 

Emërimi i tij si këshilltar, në vend të ndonjë përgjegjësi për operacionet e përditshme në ministri, do të mund t’i ndihmojë qeverisë që të luftojë me padinë në të cilën thuhet se Masku ka shumë fuqi për dikë që nuk ishte zgjedhur ose konfirmuar nga Senati amerikan, informuan mediat amerikane. 

Kumtesa nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë është në lidhje me përpjekjet e administratës së Trampit që të refuzojë padi nga disa shtete amerikane, kryesisht me prirje demokratike, me të cilën dëshiron të bllokohet Masku dhe ekipi për efikasitet qeveritar të kenë qasje në të dhënat dhe sistemet qeveritare. 

Paditësit thonë se Masku tregon “praktikisht fuqi të pakontrolluar” me çka e shkel Kushtetutën e SHBA-së. Nga ana tjetër, administrata e Trampit thotë se Masku “nuk ka autorizime të vërteta që vet të marrë vendime qeveritare”. fc/

Остани поврзан