• сабота, 22 февруари 2025

Shtëpia e Bardhë: Fakti që Trampi e ka ftuar Netanjahun para të tjerëve do të thotë se do të vazhdojë fuqishëm të qëndrojë me Izraelin

Shtëpia e Bardhë: Fakti që Trampi e ka ftuar Netanjahun para të tjerëve do të thotë se do të vazhdojë fuqishëm të qëndrojë me Izraelin

Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) - Fakti që kryeministri Benjamin Netanjahu është lideri i parë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë tregon se presidenti amerikan Donald Tramp "do të vazhdojë fuqishëm të qëndrojë me Izraelin dhe është i përkushtuar me gjithë zemër për të siguruar që të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi".

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit para takimit të dy liderëve.

Ajo shtoi se i dërguari i Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof, do të jetë gjithashtu i disponueshëm për të folur me gazetarët më vonë sot. mb/

 

Остани поврзан