• сабота, 22 февруари 2025

Shtëpia e Bardhë e shkarkoi inspektorin e përgjithshëm të USAID-it

Shtëpia e Bardhë e shkarkoi inspektorin e përgjithshëm të USAID-it

Uashington, 12 shkurt 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë e shkarkoi inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), Pol Martin. Inspektorët e përgjithshëm kryejnë funksione mbikëqyrëse dhe kanë për detyrë të parandalojnë mashtrime dhe keqpërdorime në shërbimet qeveritare. Martin ishte emëruar në atë funksion në vitin 2023. Shkarkimi iu kumtua përmes postës elektronike, lajmëruan mediumet amerikane. 

Zyra e Martinit të hënën publikoi raport në të cilin paralajmëron se për shkak të ngrirjes së financimit për USAID-in, mbikëqyrja për ndihmën humanitare tani është "në masë të madhe jofunksionale". Në tekst ceket se ka mjete të pashpenzuara në shumë prej 8,2 miliardë dollarë dhe se organi mbikëqyrës ka vështirësi të kujdeset që ato para të mos bien në duart e grupeve ekstremiste apo një pjeës e tyre të mos rikahëzohen në zona të ndryshme të konflikteve.

Në SHBA mbrëmë u parashtrua padi e re kundër shpërndarjes së shpejtë të agjencisë. Sipas paditësve, veprimet e qeverisë u kushtojnë bizneseve amerikane qindra miliona dollarë. Ngrirja e befasishme e ndihmës së huaj, gjithashtu, kërkon shkarkime të shumta të furnitorëve dhe kryesve amerikanë. Kompania Chemonics International me seli në Uashington ka larguar 750 të punësuar, thuhet në padi.

Padia u parashtrua në Gjykatën e qarkut të SHBA-së në Uashington kundër presidentit Donald Tramp, sekretarit të Shtetit, Mark Rubio dhe ushtruesit të detyrës zëvendës adiministrator i Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-së, Piter Maroko, i cili ishte emëruar nga Trampi. ab/

 

Остани поврзан