Shtrejntohet EUROSUPER BS-95 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri
- - Benzina EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë do të rritet për gjysmë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar për litër, ndërsa të njëjta mbeten çmimet e EUROSUPER BS-98 dhe EURODIEZEL (D-E V), vendosi sot Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0,63 për qind.
![Shtrejntohet EUROSUPER BS-95 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri](https://mia.mk/images/20250210141846_big_730x400_21.webp )
Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Benzina EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë do të rritet për gjysmë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar për litër, ndërsa të njëjta mbeten çmimet e EUROSUPER BS-98 dhe EURODIEZEL (D-E V), vendosi sot Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0,63 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të arrin 79,5 denarë, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 73 denarë për litër. EUROSUPER BS - 98 do të vazhdojë të shitet për 81,5 denarë, ndërsa EURODIESEL BS (D-E V) për 73 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së për 0,542 denarë për kilogram do të rritet dhe çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS do të arrijë në 48,011 denarë.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje te benzinat në mesatare prej 0,198 për qind, te Vajit ekstra të lehtë me 1,055 për qind dhe te nafta me 1,452 për qind, ndërsa te nafta ka rënie për 0,043 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,0815 për qind. rq/
Foto: arkivi i MIA-s