• вторник, 24 март 2026

Shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe vendeve fqinje janë evakuuar nga Izraeli, kanë arritur në Beograd

Shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe vendeve fqinje janë evakuuar nga Izraeli, kanë arritur në Beograd

Beograd, 4 mar 2026 (MIA) - Shtetas të Maqedonisë së Veriut, së bashku me shtatas të Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, të cilët janë evekuuar nga Izraeli, rreth orës dy pas mesnatës, arritën në Beograd me fluturim të posaçëm nga Sharm el Sheik, të organizuar nga Qeveria serbe.

Sipas informatave të fundit, nga MPJdheTJ e Maqedonisë së Veriut, nga fillimi i konfliktit e deri sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar me përfaqësitë tona diplomatike-konsullare në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi.

"Prej tyre, 19 persona janë paraqitur në Izrael, 106 në Qipro, ndërsa 348 qytetarë janë drejtuar në PDK-të në Abu Dabi. Në këtë numër janë përfshirë edhe 19 persona nga Kuvajti, si dhe 12 persona nga Bahrein", informoi MPJdheTJ. bsh/

Остани поврзан