• среда, 15 април 2026

Revizion në KSHZ për vitin 2024, janë vërtetuar parregullsi dhe dobësi sistematike

Revizion në KSHZ për vitin 2024, janë vërtetuar parregullsi dhe dobësi sistematike

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Enti Shtetëror për Revizion ka kryer një auditim të punës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për vitin 2024, duke gjetur parregullsi dhe duke identifikuar dobësi sistemike.

Gjatë revizionit  është vërtetuar se inventarizimi i aseteve dhe detyrimeve nuk është kryer në mënyrën e përcaktuar me ligje dhe akte nënligjore, se nuk është kryer një vlerësim i vlerës së një pjese të pasurisë së paluajtshme dhe se planifikimi dhe miratimi i fondeve për zbatimin e zgjedhjeve të vitit 2024 nuk janë kryer në përputhje me raportin e përcaktuar ligjërisht.

Enti Shetëror për Revizion ka vërtetuar edhe dërgim jo në kohë dhe jo të kompletuar të dokumentacionit të nevojshëm për shpenzimet për veprimet e zbatuara zgjedhore të organeve zgjedhore, furnizim të mallrave dhe shërbimeve, për të cilat nuk është zbatuar furnizim publik, si dhe zbatim jo i plotë i dispozitave të Ligjit për furnizime publike në procedura të caktuara.

Si dobësi sistemike ESHR në raport i thekson harmonizimet e ligjeve, të cilat i rregullojnë taksat e aktiviteteve zgjedhore dhe rihetimit të mënyrës së shpërndarjes së mjeteve për reklamim të paguar politik të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан