Kurtishi: Parku i ri vozitës dukshëm do ta përmirësojë punën e Postës së Maqedonisë
- – Gjatë 20 viteve të fundit nuk ka pasur përkushtim të tillë serioz të Qeverisë ndaj institucionit tonë, deklaroi sot drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, i cili bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski morën pjesë në promovimin e parkut të ri vozitës për nevojat e institucionit.
Shkup, 15 prill 2026 (MIA) – Gjatë 20 viteve të fundit nuk ka pasur përkushtim të tillë serioz të Qeverisë ndaj institucionit tonë, deklaroi sot drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, i cili bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski morën pjesë në promovimin e parkut të ri vozitës për nevojat e institucionit.
Ai tha se me marrjen e detyrës së tij si drejtor i përgjithshëm, ishte analizuar gjendje e përgjithshme dhe ishin parë shumë nevoja, si në aspektin infrastrukturor dhe kushteve të punës, ashtu edhe në pjesën e kuadrove.
“Kam diskutuar vazhdimisht për këto tema me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin Aleksandar Nikolloski. Kam gjetur mirëkuptim dhe një derë të hapur për bashkëpunim. Mungesa e transportit ishte një nga pikat më të dukshme që krijonte probleme të vazhdueshme në funksionimin tonë të përditshëm", theksoi Kurtishi.
Ai në pyetjet e gazetarëve u përgjigj se në vitin 2025 kishin punësime të reja, ndërsa priten punësime të reja edhe në vitin 2026.

"Sot është një ditë e rëndësishme për Postën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për punonjësit e saj. Me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Transportit, morëm donacion prej 100 automjetesh për nevojat e institucionit tonë. Nëntëdhjetë janë kamionçina, 10 janë furgonë. Kjo mbështetje do ta përmirësojë ndjeshëm punën e përditshme të institucionit tonë", deklaroi Kurtishi.
I pyetur për të punësuar fiktivë, ai tha se kur erdhën në pozitë, e skanuan situatën dhe kishte njerëz të tillë, por masat e ndërmarra dhe situata është rregulluar, kështu që disa filluan të vinin në punë, ndërsa disa ishin larguar.
"Kjo nuk do të jetë praktikë e kësaj qeverie, njerëz të cilët nuk vijnë në punë të marrin punë", u përgjigj Kurtishi.
Fjalime të tyre patën edhe kryeministri Mickoski dhe ministri Nikolloski. fc/
Foto: MIA
Video: Qeveria