Ministri Mucunski mori pjesë në takimin e tretë ministror të Platformës ballkanike për paqe në Antali
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, me ftesë të nikoqirit të tij turk, Hakan Fidan, mori pjesë në takimin e tretë ministror të Platformës ballkanike për paqe, që u mbajt në Antali të Turqisë, në margjina të Forumit diplomatik në Antali. Në tkaim, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, u shqyrtuan ngjarjet aktuale globale dhe dinamika rajonale.
Shkup, 18 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, me ftesë të nikoqirit të tij turk, Hakan Fidan, mori pjesë në takimin e tretë ministror të Platformës ballkanike për paqe, që u mbajt në Antali të Turqisë, në margjina të Forumit diplomatik në Antali. Në tkaim, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, u shqyrtuan ngjarjet aktuale globale dhe dinamika rajonale.
Theks i veçantë, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtia e Jashtme (MPJdheTJ), u vu në tema të interesit të drejtpërdrejtë për qytetarët, siç janë koordinimi me proceset integruese të BE-së, përballja me katastrofat natyrale, ndërlidhja rajonale, si dhe të rinjtë dhe arsimi. Ministrat këmbyen mendime për zgjidhje të mundshme dhe ndanë përvoja nga praktikat më të mira.
Në fjalimin e tij, ministri Mucunski e konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për nisma që e avancojnë stabilitetin dhe rezistencën rajonale. Ai e përshëndeti bashkëpunimin në përballjen me fatkeqësitë natyrore, si dhe projektet e kahëzuara drejt të rinjve, arsimit dhe inovacioneve, përfshirë edhe idenë për një festival teknologjik rajonal, duke cekur se investimi tek të rinjtë është investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e rajonit.
Duke folur për perspektivën evropiane të rajonit, ministri e ceki rëndësinë e reformave, harmonizimin me standardet evropiane, si dhe zhvillimin e nismave në transport, infrastrukturë, shëndetësi dhe digjitalizim të arsimit.

Ministri Mucunski konkludoi se Platforma ballkanike për paqe duhet të vazhdojë të funksionojë si forum që prodhon bashkëpunim konkret dhe përfitime të dukshme për qytetarët.
Platforma ballkanike për paqe është nismë e ministrit turk Hakan Fidan nga korriku i vitit 2025, me qëllim të avancimit të paqes rajonale, stabilitetit dhe mirëqenies përmes qasjes së përbashkët në zgjidhjen e @ështjeve rajonale. Deri më ta ni janë mbajtur dy takime ministrore në Stamboll. ab/
Fotо: МРJdheТJ