• сабота, 22 февруари 2025

Shtajnmaer nga Mynihu: Administrata e Trampit nuk i ndjek rregullat e vendosura

Shtajnmaer nga Mynihu: Administrata e Trampit nuk i ndjek rregullat e vendosura

Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Administrata amerikane "nuk i respekton rregullat e vendosura" dhe Evropa do të duhet të jetë në gjendje "të ballafaqohet me këtë", deklaroi sot presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer gjatë hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai theksoi se "mungesa e rregullave nuk duhet të bëhet model për një mënyrë të re të organizimit të botës".

"Administrata e re amerikane ka një vizion shumë të ndryshëm për botën se ne, i cili nuk merr parasysh rregullat e vendosura, partneritetet dhe besimin e ndërtuar reciprok. Nuk mund ta ndryshojmë këtë, por duhet ta pranojmë dhe të ballafaqohemi me të", theksoi Shtajnmaer.

"Nuk është në interes të bashkësisë ndërkombëtare që ky botëkuptim të bëhet paradigmë dominuese", theksoi shefi i shtetit gjerman.

Presidenti i ekonomisë udhëheqëse evropiane kritikoi Uashingtonin edhe për përqendrimin e fuqisë politike dhe ekonomike në duart e Donald Trampit.

"Besoj se për momentin në Shtetet e Bashkuara është formuar një përqendrim historikisht i paprecedentë i fuqisë teknologjike, financiare dhe politike", paralajmëroi Shtajnmaer i cili shtoi se "si demokrat, i duket shumë shqetësuese kur një elitë e biznesit të vogël ka fuqinë, mjetet dhe vullnetin për të ridefinuar shumicën e rregullave të lojës së demokracive liberale". rq/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан