Shreder është hospitalizuar për shkak të lodhjes, nuk mund të dëshmojë për "Rrjedhën Veriore 2"
- – Ish kancelari gjerman Gerhard Shreder është hospitalizuar për “lodhje kronike” (burnout), informon DPA.

Berlin, 4 shkurt 2025 (MIA) – Ish kancelari gjerman Gerhard Shreder është hospitalizuar për “lodhje kronike” (burnout), informon DPA.
Sipas letrës së mjekut të tij, Shreder vuan nga sindromi i lodhjes serioze me simptoma tipike të lodhjes së thellë dhe mungesë serioze të energjisë.
Politikani 80- vjeçar ka probleme me përqendrimin dhe kujtesën, vuan nga dëmtime të gjumit dhe rezistencë të ulur emocionale, bëhet e ditur në raportin mjekësor.
Me rekomandim të mjekut të tij, Shreder ka kërkuar hospitalizim, konfirmoi avokati i tij, Hans – Peter Huber për DPA.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e definon burnout si “fenomen profesional” i shkaktuar nga stresi kronik në vendin e punës i cili nuk është menaxhuar me sukses.
Edhe pse Shreder është larguar nga funksioni i kancelarit para 20 vjetëve, ai zhvillonte karrierë aktive – por edhe kontroverse pas politikës.
Ish lideri i Partisë Socialdemokrate ishte kritikuar ashpër për lidhjet e tij me Rusinë.
Ai punonte për disa kompani shtetërore ruse dhe ruan marrëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin.
Në janar, Shreder e anuloi deklaratën e paralajmëruar para komisionit parlamentar në zonën veriore Meklenburg – Pomerania Perëndimore, e cila hetonte hollësi për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, projekt të cilin ai e mbështeste derisa ishte kancelar.
Mjeku i tij theksoi se Shreder për momentin, ndërsa sipas gjitha gjasave edhe në të ardhmen e afërt, nuk është i aftë të përballet me lodhjen fizike dhe psikologjike shumë gjatë – veçanërisht në publik – intervistim në komision hetues. fc/
Fotografia: Arkivi