Shqipëria e dënoi arrestimin dhe dëbimin nga Serbia të dy shtetasve të saj
- – Shqipëria e dënoi arrestimin dhe dëbimin nga Serbia të dy shtetasve të saj, pjesëmarrës në takimin e organizuar nga fondacioni Erste, duke bërë të ditur se veprimet e tilla nuk janë në përputhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Tiranë, 24 janar 2025 (MIA) – Shqipëria e dënoi arrestimin dhe dëbimin nga Serbia të dy shtetasve të saj, pjesëmarrës në takimin e organizuar nga fondacioni Erste, duke bërë të ditur se veprimet e tilla nuk janë në përputhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Fejsbuk publikoi se mbrëmë e kanë ftuar ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Sllobodan Vukçeviq dhe shprehën keqardhje dhe shqetësim serioz për arrestimin dhe dëbimin e dy përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Shqipëria.
“Ato veprime nuk janë në përputhje me dëshirën tonë dhe përpjekjen për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe kanë ndikim negativ ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë”, njoftoi Ministria.
Ministria ka shtuar se ka kërkuar sqarim lidhur me rastin dhe se e thekson nevojën që autoritetet serbe t’i shqyrtojnë dhe t’i marrin parasysh ankesat pas vendimeve të marra.
Ishte kërkuar edhe të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. fc/