Shollci udhëton për takim me Makronin
- – Kancelari gjerman, Olaf Shollc planifikon të udhëtojë në Paris sot në takim me presidentin francez Emanuel Makron dy ditë pas inaugurimit të presidentit amerikan Donald Tramp.

Berlin, 22 janar 2025 (MIA) – Kancelari gjerman, Olaf Shollc planifikon të udhëtojë në Paris sot në takim me presidentin francez Emanuel Makron dy ditë pas inaugurimit të presidentit amerikan Donald Tramp.
Takimi pritet rreth mesditës, informon DPA.
Krahas pozicionimit të ardhshëm të BE-së në raport me SHBA-në, bisedimet sipas gjitha gjasave do të përqendrohen edhe në luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.
Shollci nuk është politikani i vetëm udhëheqës gjerman i cili udhëton në Francë për momentin.
Anke Relinger, kryetare e Dhomës së Epërme në parlament, Bundesratit, prej dje e deri të enjten është në Paris dhe duhet të takohet me kryetarët e të dyja dhomave të parlamentit francez, Kuvendin Kombëtar dhe Senatin.
Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius të enjten në Paris do të ketë takim me homologun e tij Sebastien Lekornu. fc/