Sholci: Mandati i Trampit do të paraqesë një sfidë për Evropën
- Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se mandati i presidentit amerikan Donald Tramp do të paraqesë sfidë për Evropën, duke thënë se ajo duhet të mbetet e fortë në botën e ndryshimeve të mëdha.

Paris, 22 janar 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se mandati i presidentit amerikan Donald Tramp do të paraqesë sfidë për Evropën, duke thënë se ajo duhet të mbetet e fortë në botën e ndryshimeve të mëdha.
Sholci në Paris, ku u takua me presidentin francez Emanuel Makronin, deklaroin se Evropa duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme në botën e ndryshimeve të mëdha.
"Presidenti Tramp, kjo tashmë është e qartë, do të paraqesë një sfidë", tha Sholci.
Makroni dhe Sholci sot do të bisedojnë edhe për Ukrainën dhe çështjet ekonomike.
Në deklaratat para një drekë pune në Pallatin e Eliseut, Makroni dhe Sholci insistuan se Evropa është e fortë dhe se aleanca francezo-gjermane është e fortë derisa priten vështirësi.
Të dy liderët evropianë u takuan pasi Donald Tramp u bë president i SHBA-së dhe kërcënuan se do të vendosin sanksione ndaj Evropës.
Trampi dje tha se ishte shumë keq që SHBA-ja ka një deficit tregtar me Evropën, duke sugjeruar se ai mund të zgjidhet duke vendosur tarifa.
Foto: EPA