Sholc: Sanksionet e Trampit për Gjykatën ndërkombëtare penale janë vendim i gabuar
- Kancelari gjerman, Olaf Sholc e vlerësoi si "të gabuar" vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur sanksione kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Berlin, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc e vlerësoi si "të gabuar" vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur sanksione kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).
"Sanksionet (drejtuar GJNP-së) janë mjet i gabuar. Ata kërcënojnë institucionin që supozohet të sigurojë që diktatorët e kësaj bote nuk mund të persekutojnë thjesht njerëzit dhe të fillojnë luftëra, ndërsa kjo është shumë e rëndësishme", tha Sholci në tubimin e fushatës përpara zgjedhjeve të parakohshme të planifikuara për 23 shkurt, transmeton Dojçe Velle.
Kancelari gjerman e hodhi poshtë edhe propozimin e Trampit për zhvendosjen e palestinezëve në Rripin e Gazës. qa/
Foto: arkivi i MIA-s